Vasili: PS ka shansin e madh të shënojë një rekord të ri pozitiv, të pranojë t’i drejtohemi OSBE/ODIHR

Më datë:

Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Petrit Vasili, tha se mazhoranca po bojkoton marrëveshjet e 14 janarit dhe 5 qershorit për Reformën në Zgjedhore.

Pas largimit nga mbledhja e Këshillit Politik, pasi nuk arritën dakordësinë me PS, Vasili u shpreh se ky është një shans i madh për mazhorancën, që të pranojë kërkesën e opozitës për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR që të asistojë zgjidhjen e çështjes.

“Bëhet fjalë për bojkotimin e marrëveshjes së 14 janarit dhe 5 qershorit. Kërkesa e opozitës së bashkuar ndërton konsensus dhe dialog dhe ruan dy marrëveshjet. Presim që PS të mos bojkotojë marrëveshjet dhe të shënojë një rekord të ri pozitiv. Ky është një shans i madh për PS, jo për opozitën e bashkuar, që nuk ia ndal dot njeri mundësitë për t’u drejtuar tek OSBE/ODIHR. Sot ne po kërkojmë dhe po bëjmë të pamundurën për të ruajtur këshillin”, tha Vasili.

Bylykbashi: Ne nuk lëvizim nga kërkesat tona, koalicionet ruhen siç janë dhe lista 100% realisht të hapura. PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit, e cila funksionon si një e tërë dhe jo me pjesën siç iu intereson atyre. Nëse nuk gjendet konsensus i drejtohemi OSBE/ODIHR.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...