12.5 C
Tirana

Turqia synon 1 milionë makina elektrike në qarkullim deri në vitin 2030

Më datë:

Mbi një milion automjete elektrike parashikohet të jenë në qarkullim në rrugët e Turqisë deri në vitin 2030, tha ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i vendit, Fatih Dönmez.

“Deri në vitin 2022 ose 2023, ne shpresojmë të shohim automjetin tonë vendas në rrugë”, tha Dönmez në panelin editorial të Agjensisë Anadolli.

Pasi Turqia prezantoi prototipin e tij të parë të automjetit vendas elektrik, Ministria e Energjisë planifikon të shqyrtojë ndikimin e një milion pikave të karikimit në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike të vendit dhe vënien e tyre në përdorim, tha Dönmez.

Më 27 dhjetor, Turqia prezantoi prototipin e automjetit vendas që u projektua dhe u prodhua brenda 18 muajve nga Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), konglomerat i gjigandëve industrialë turq.

TOGG aktualisht është duke punuar me ministrinë për të përcaktuar lokacionet për instalimin e pikave të karikimit të shpejtë në vend.

“Këto pika duhet të jenë në gjendje të ngarkojnë një makinë në afro 15-25 minuta, në varësi të kapacitetit dhe karakteristikave të baterisë së makinës, që do të thotë se duhet të ketë një kapacitet prej 50-100 kilovatësh në orë në rrjet”, shpjegoi Dönmez.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...