Rriten çmimet e njësive të banimit në BE

Më datë:

Çmimi i njësive të banimit në Bashkimin Evropian (BE) në çerekun e tretë të vitit 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018 është rritur me 4,1 për qind.

Zyra Statistikore Evropiane (Eurosat), publikoi të dhënat rreth ndryshimeve të çmimeve të njësive të banimit në çerekun e tretë të vitit 2019 në vendet anëtare.

Sipas kësaj në BE çmimet e njësive të banimit në çerekun e tretë të vitit 2019 në krahasim me çerekun e dytë u rritën me 1,5 për qind ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018 u rritën me 4,1 për qind.

Rritja më e madhe në mesin e vendeve anëtare të BE-së për periudhën në fjalë u shënua në Letoni me 13,5 për qind, pasuar nga Sllovakia me 11,5 për qind, Luksemburgu me 11,3 për qind dhe Portugalia me 10,3 për qind.

Çmimet e njësive të banimit në Gjermani u rritën me 4,9 për qind, në Francë 3,3 për qind, në Spanjë 4,8 për qind, në Britani të Madhe 1,1 për qind, në Holandë 6,3 për qind dhe në Belgjikë 3,9 për qind.

Rënie në çmimin e njësive të banimit në periudhën në fjalë u shënua në Administratën qipriote greke me 5,9 për qind, më pas 1,5 për qind në Danimarkë, 0,6 për qind në Itali, 0,3 për qind në Itali dhe 0,1 për qind në Finlandë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...