Ruhani: Populli i Iranit është bërë edhe më i fuqishëm përball komploteve dhe sanksioneve të Amerikës

Më datë:

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se amerikanët po ndjekin politika të gabuara kundër Iranit, deklaroi se populli i Iranit është bërë edhe më i fuqishëm përball komploteve dhe sanksioneve të Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, të enjten në një takim në Bankën Qendrore të Iranit, duke shprehur ngushëllime edhe njëherë për martirizimin e Gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, tha: “Martirizimi i këtij komandanti ushtarak nga ana e terroristëve amerikan ka ushtruar ndikim mbi të gjithë rajonin e Azisë Perëndimore dhe mbi të gjithë myslimanët nga Kashmir deri në Afrikë kanë mbajtur zi dhe kanë përkujtuar këtë komandant. Janë shumë të rrallë vendet që guxojnë të sulmojnë me raketa bazën e forcave ushtarake të Amerikës dhe Irani pas martirizimit të gjeneral Kasem Solejmani ka sulmuar me raketa bazat e ushtrisë amerikane në Irak dhe Trump u detyrua të tërhiqen nga kërcënimi i tij kundër Iranit”.

Hasan Ruhani shtoi: “Hartimi i politikave tërësisht të gabuara të Amerikës për rajonin Azisë Perëndimore është i qartë për të gjithë popujt ndërkohë që populli i Iranit është bërë edhe më i fuqishëm përball komploteve të Amerikës dhe aleatëve të saj rajonal. Presionet dhe sanksionet e Amerikës kundër Iranit nuk kanë rezultat dhe ata të cilët më parë bashkëpunimin me presidentin amerikan Donald Trump, sot janë tërhequr nga qeveria e tij dhe pohojnë se Trump ka krijuar probleme për të gjithë botën”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti në komunikim me Abdixhikun për zgjedhjen e Presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, me...

Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano garanton zhvillim afatgjatë ekonomik

Në seancën e sotme plenare, më 16 prill, ministri...

Dosja 5D/ Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për dosjen...

Aksident i frikshëm në Itali, kamioni përplaset me furgonin. Vdes italiani, shqiptari në luftë për jetën

Aksident i rëndë rrugor në Itali. Dy automjete janë përplasur...