Trump komenton marrëveshjen në Uashington: Hoti dhe Vuçiç e bënë Ballkanin dhe botën më të sigurt

Më datë:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë do t’i bëjë këto dy vende, ashtu si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.

Trump citohet të ketë thënë se “guximi i jashtëzakonshëm” i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe “për të ardhur në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet”. “Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trump.

Hoti dhe Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump. Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj. Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, mbi 34 mijë individë përfitues

Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e rimbursimit për 34,263...

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...