U dënua me 15 vite burg, Domart Konjari letër ambasadës franceze: Vendimi i paprecendentë, ka minuar të drejtat themelore të njeriut

Më datë:

Domart Konjari i ka dërguar një letër amabasadës franceze në Shqipëri, Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe në fund mediave me anë të së cilës synon ‘t’i vërë në dijeni mbi shkeljet e Konventës së të Drejtave të Njeriut, shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, shkeljen e të drejtave kushtetuese, shkeljen e të drejtave procedurale dhe ligjore të kryera si nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngritjen e akuzës ashtu edhe nga ana e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjykimin e çështjes penale në ngarkim të tij”.

Ai shkruan se GJKKKO dje dha një vendim penal të paprecedent, vendim që sipas tij ka minuar të drejtat themelore të njeriut. Konjari deklaron se konkluzionet e avokatëve nuk u lexuan në seancën e dhënies së vendimi dhe se Gjykata dje ka ka dhënë një vendim pa praninë e tyre.

Ndërkohë ai mohon akuzën e vrasjes, duke theksuar se ndaj tij nuk është regjistruar asnjëherë një akuzë e tillë në prokurori.

“Ambasada Franceze duhet të reagojë për këto shkelje të të drejtave themelore të njeriut në dëm të Z.Domart Konjari pasi Shteti Francez e ka pajisur me Statusin e Refugjatit këtë shtetas, dhe si rrjedhojë ka për detyrë ti ofrojë një mbrojtje në bazë të Konventave Ndërkombëtare të përmendur në këtë material”, shprehet Konjari në letrën e formuluar nga avokatët.

Konjari, është marrë si i pandehur dhe është akuzuar për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve norkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” “Organizate kriminale”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ai u dënua dje nga GJKKKO me 15 vite burg. Konjari dyshohet se drejton rrjetin e trafikut të kokainës me lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, mbi 34 mijë individë përfitues

Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e rimbursimit për 34,263...

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...