Greenpeace var afishe në ndërtesën e BE-së për të tërhequr vëmendjen për zjarret në Amazonë

Më datë:

Anëtarët e organizatës ambientaliste Greenpeace u ngjitën në ndërtesën e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel dhe varën një afishe të gjatë 40 metra për të tërhequr vëmendjen ndaj zjarreve pyjore në Amazonë.

Anëtarët e Greenpeace që u ngjitën në çatinë e ndërtesës kryesore të komisionit pa autorizim, varën afishen në ndërtesë me frazën “Zjarret e Amazonës: Fajtor Evropa”.

Në postimet e bëra në llogarinë e Greenpeace në median sociale, u theksua se BE-ja është “bashkëpunëtor” në shkatërrimin e pyjeve të Amazonës.

Në një deklaratë në faqen e internetit të organizatës, thuhet se pyjet dhe ekosistemet në tokë janë shkatërruar për të rritur bujqësinë dhe prodhimin e mishit.

“BE-ja është përgjegjëse për 10 për qind të shpyllëzimeve globale nga Amazona e deri në Pellgun e Kongos dhe Indonezi përmes konsumit të produkteve bujqësore”, thuhet në deklaratë.

Greenpeace kërkoi nga BE-ja që të miratojë një ligj që do të parandalonte hyrjen në tregun evropian të produkteve të përfituara përmes shpyllëzimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trafikonin shtetas drejt SHBA dhe Kanadasë, GJKKO dënon me tetë vite burg kreun e grupit kriminal

 Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ibrahimaj: Sigurimi i detyrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore, domosdoshmëri për stabilitetin ekonomik e fiskal

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në...

Kryeministrja Silina njofton dorëheqjen, pas ndërhyrjes së dronëve ukrainas

Kryeministrja letoneze, Evika Silina njoftoi sot dorëheqjen, pasi humbi...

Berisha-mazhorancës: Raportin për integrimin e keni mbushur me mashtrime

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në...