15.5 C
Tirana

Ankaraja: BE-ja të jetë ndërmjetës i ndershëm mes Turqisë dhe Greqisë

Më datë:

Deklaratat e Presidentit francez Emmanuel Macron, se Evropës i duhet një zë më i bashkuar dhe i qartë për Turqinë, në lidhje me pretendimet e saj për të vënë nën kontroll hidrokarburet në Mesdheun lindor ka nxitur një reagim të menjëhershëm të palës turke.

Ministri I jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se ata presin që Bashkimi Europian të jetë një ndërmjetës i ndershëm, por nuk e shohin këtë gjë të mundur pasi ata janë vetë pjesë e problemit.

Çavusoglu  theksoi se BE ka marrë rolin e një autoriteti gjyqësor që mbron pretendimet e njërës palë në Mesdheun Lindor dhe pozicioni i saj  është  i padrejtë dhe jo në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Deklaratat e ministrit të jashtëm turk, errdhën pak orë pasi shtetet jugore të Bashkimit Evropian  premtuan për një sërë masash kundër Turqisë, nëse Ankaraja nuk ulet në bisedime për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale.

Në një kohë kur  diplomacia europiane i bën thirrje Turqisë për tu ulur në bisedime, Greqia kundërshton të ndjek bisedimet teknike me delegacionin ushtarak turk në selinë e NATO-s.  

Agjencia  greke e lajmeve ANA citoi burime diplomatike greke tregojnë se Greqia nuk “shkëmbeu mendime” me autoritetet turke, ata paraqitën ide  mbi propozimet e  Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s mbi një mekanizëm të mundshëm të uljes së tensioneve.

Situata mes dy vendeve u tensionuan dukshëm në mesin e gushtit kur Turqia dërgoi në Mesdheun Lindor anijen kërkimore turke Oruç Reis, situatë e cila ditë pas dite nxjerr në pah probleme dhe tensione të reja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...