17.5 C
Tirana

19 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA! Ngjarja që tronditi botën përkujtohet sot në masa të shumta sigurie

Më datë:

Sot bëhen 19 vjet që nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA dhe në qytetin e Neë Yorkut do të zhvillohet ceremonia vjetore e përkujtimit e rreth tre mijë personave, që humbën jetën në ngjarjen më të madhe terroriste në historinë e SHBA-ve. Një minut heshtje do të mbahet në kohën e saktë kur xhihadistët e Al-Kaidës sulmuan kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Kambanat do të bien sërish për të nëntëmbëdhjetën herë në nderim të 2977 viktimave të11 Shtatorit, 19 vite pas sulmit më të madh terrorist në historinë e Amerikës, ndërkohë që vendi përballet me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19 . Një minutë heshtje do të mbahet në kohën e saktë kur xhihadistët e Al-Kaidës sulmuan me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Turmat e mëdha të njerëzve nuk do të jenë më të pranishme, përveç spikerve të cilët do të lexojnë edhe njëherë emrat e atyre të cilët humbën jetën në vitin 2001.

Instalacionet me  dezinfektues të duarve  dhe maskat të kujtojnë se pandemia e COVID ndryshon edhe në momentet më solemne.

Familjarët do të mund të jenë të pranishëm në memorial dhe të dëgjojnë emrat e të dashurve të tyre të lexohen me zë të lartë, pasi grupet do të shpërndahen në mënyrë të sigurt në tetë hektarët e sheshit. 

Për publikun është përcaktuar që mund të vizitojnë memorialin nga ora 3 pasdite deri në mesnatë, megjithëse autoritetet kanë bërë thirrje kundër turmave .

 Zëvendëspresidenti Mike Pence pritet të jetë i pranishëm në ceremonitë përkujtimore që do të mbahen në qytet. Kandidati demokrat Joe Biden dhe gruaja e tij Jill po ashtu edhe presidenti Donald Trump do të vizitojnë Memorialin Kombëtar në orare të ndryshme.

Memoriali do të rihapet pas gjashtë muaj mbyllje dhe ceremonia do të jetë live në internet për një orë e gjysmë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...