23.5 C
Tirana

9 vite nga ekzekutimi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, prona e familjes në bregdetin e Hamallajt akoma në dyert e gjykatës së Durrësit

Më datë:

9 vite nga ekzekutimi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, prona e familjes Konomi në bregdetin e Hamallajt në Durrës vijon të mbetet në dyert e gjykatës së Durrësit.

Nuk dihet si do të shkojë fati i procesit gjyqësor që ka regjistruar deri më sot 24 seanca gjyqësore, ndërkohë që gjyqtarja e çështjes Mimoza Margjeka po përballet me akuza të rënda dhe është nën masën e sigurisë ”arrest në shtëpi”.

Pasardhës të familjes Toptani dhe të tjerë kanë paditur Konomët dhe të tjerë për njohjen e tyre si pronarë dhe lirimin e pronës së paluajtshme në një sipërfaqe 275 hektarë në Hamallaj.

Në korrik të vitit 2011 familjes Konomi iu kthye një pronë prej 40 ha tokë në bregdet, trashëgimi nga familja e nënës së gjyqtarit Konomi, tokë që u kthye në burim konflikti mes pretendetëve për pronën.

Seancat gjyqësore kanë nisur që në mars të 2018-s dhe më e fundit ka qenë në 27 korrik të këtij viti, ndërsa gjykimi është në proces dhe pse me arrestimin e gjyqtares do të shënojë vonesa të tjera në gjykim.

Babai i gjyqtarit Konomi është një nga të paditurit në këtë proces për pronat në bregdet.

Kujtojmë që Skerdilajd Konomi ishte gjyqtar në Gjykatën e Vlorës. Ai më datën 9 shtator 2011 po shkonte në punë herët në mëngjes kur automjeti i tij shpërtheu. Pavarësisht hetimeve dhe premtimeve për zbardhjen e ngjarjes, kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe ende nuk ka një autor.

Disa herë kjo çështje është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa së fundmi kjo çështja ka kaluar për hetim në kompetencat e Prokurorisë së Vlorës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...