11.5 C
Tirana

OSBE: Bashkohemi në nderimin e njerëzve të pafajshëm të Masakrës së Reçakut

Më datë:

Misioni i OSBE-së në Kosovë sot ka përkujtuar viktimat e masakruara të Reçakut.

Ky institucion që 21 vjet më parë në krye me William Walker i dha jehonë tmerrit që po ndodhte në Kosovë nga forcat serbe, tha se edhe sot janë të bashkuar për të ndarë dhimbjen e kësaj masakre, njofton Klan Kosova.

“Më 15 janar 1999, 45 shqiptarë të Kosovës u masakruan në Reçak. Ne bashkohemi për të nderuar kujtimin e jetëve të pafajshme që u morën në Reçak dhe në tërë Kosovën gjatë kësaj periudhe. Ne shprehim thellësisht ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe mbetemi të përkushtuar ndaj parimeve të sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe një të ardhme paqësore për të gjithë”, thuhet në deklaratë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...

Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica...