15.5 C
Tirana

Maqedoni e Veriut, 4 të vdekur dhe 78 raste të reja me COVID-19

Më datë:

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 78 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 13.673.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 4 persona kanë humbur jetën nga COVID-19. Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus është rritur në 568.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 40 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 10.150 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.995.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 860 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 138.325 teste për COVID-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...