Junta ushtarake e Malit pranon të lirojë presidentin e përmbysur

Më datë:

Junta ushtarake në Mali që mori pushtetin javën e kaluar ka rënë dakord të lirojë presidentin e përmbysur, Ibrahim Boubacar Keita, raportojnë mediat lokale.

Njoftimi u bë të dielën vonë gjatë një takimi midis Komitetit Kombëtar për Shpëtimin e Popullit (CNSP) dhe Komunitetit Ekonomik të Shteteve Afrikane të Perëndimit të udhëhequr nga ish-presidenti nigerian, Goodluck Jonathan. 

CNSP, e cila e detyroi Keita-n të hiqte dorë dhe shpërndau qeverinë dhe Asamblenë Kombëtare, ra dakord që presidenti i përmbysur të kthehet në shtëpinë e tij ose të shkojë jashtë vendit për trajtim mjekësor në një vend të zgjedhur nga ai. 

Junta po ashtu ka propozuar një periudhë kalimtare tre-vjeçare të udhëhequr nga ushtria para se të mbahen zgjedhjet për qeverisje civile. 

“Kemi arritur shumë marrëveshje, por nuk kemi arritur konsensus për të gjitha çështjet”, u tha Jonathan gazetarëve të dielën. 

“Diskutimet vazhdojnë. Ne kishim pika kompromisi për aspekte të caktuara dhe negociatat do të vazhdojnë”, tha kolonel-majori Ismael Wague, zëdhënës i CNSP. 

Keita u tërhoq pasi ai dhe kryeministri Boubou Cisse u dërguan në një kamp ushtarak javën e kaluar. 

Mali ishte tronditur nga protestat për disa muaj teksa demonstruesit kërkuan dorëheqjen e presidentit. 

OKB-ja ka bërë thirrje që “rendi kushtetues dhe demokratik” të rivendoset sa më shpejt në vendin e Afrikës Perëndimore. Ajo po ashtu kërkoi lirimin e Keita-s dhe të arrestuarve të tjerë, “për të mbrojtur integritetin e tyre fizik si dhe anëtarët e familjeve të tyre”. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrau të bijën një vit më parë në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin Fadi Alwan

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin, Fadi Alwan,...

1 Maji, sindikatat protestë për kushte më të mira pune

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maj, në Tiranë...

TURQI – Dhjetëra të arrestuar në Stamboll për 1 Majin

Dhjetëra demonstrues të mbledhur për festimet e 1 Majit...

Kontrolle të befasishme në burg, sekuestrohen telefona në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion...