20.5 C
Tirana

Për fëmijët në shkollë jo test tamponi Covid! Mjafton vetëm 1 minutë gargarë…

Më datë:

Ndërsa e gjithë Europa po përgatitet për rihapjen e shkollave dhe teksa nuk janë të paktë ata që e kundërshtojnë këtë vendim, pasi qoftë edhe një nxënës i vetëm të identifikohet me Covid do bëjë të detyrueshme karantinimin e të paktën gjithë klasës, një metodë e re dhe miqësore për fëmijët po përdoret në shkollat austriake, ku 15 000 nxënës të rikthyer tashmë në shkolla, i janë nënshtruar një testi të veçantë- jo tamponit por përmes ujit, kripës dhe sheqerit…mjafton 1 minut gargarë dhe gjithçka që mbetet në gojë i jepet personit shëndetësor përgjegjës.

Sipas Dr Michael Wagner, mikrobiolog në Universitetin e Vjenës, përgjegjës për projektin, tha se “Për habinë tonë kemi parë që edhe fëmijët e moshës gjashtë vjeçare mund të bëjnë gargarë pa problem. Ne kemi kryer studime krahasuese midis testit të tamponit dhe testit të gargarës dhe kemi parë se të dyja japin rezultate absolutisht të krahasueshme”.

Dhe nëse ky është me të vërtetë rasti, kush do të dëshironte t’i nënshtrohej një testi të bezdisshëm tamponi në hundë dhe grykë?

Kthimi në shkollë te bankat me një vend, me maska dhe turne të dyfishta mbetet ende një enigmë në të gjithë Europën.

Për Doktor Wagner “prandaj, testi i gargarës mbetet një nga më të rëndësishmet për të izoluar pozitivet e çdo moshe dhe për të shmangur infektimin në shkollë”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...

Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, dy vëllezërit ekzekutohen nga dhëndri i familjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Malishevë të...