Italia bën një hap para në luftën me COVID-19, fillon testimi i vaksinës kundër koronavirusit

Më datë:

Lajmë të mira vijnë nga Italia për vaksinën kundër virusit të frikshëm COVID-19 që po tmerron botën. Ditën e sotme më 24 gusht nisi testimi i vaksinës italiane kundër koroanavirusit në institutin Spallanzani në Romë.

Peogrami do të përfshijë 90 vullnetarë të zgjedhur nga studiuesit. “Do të jetë një vaksinë publike dhe në përfundim të fazës së eksperimentimit, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë”,- siguroi presidenti i rajonit të Lazios, Nicola Zingaretti. Faza e parë e testimit do të zgjasë 24 javë.

“Ne besojmë fuqimisht në vaksinën për të mirën e përbashkët. Rajoni do të ndjekë procesin e eksperimentimit hap pas hapi për të arritur shpërndarjen sa më shpejt të jetë e mundur”- siguroi Zingaretti.

“Vullnetari i parë, i zgjedhur nga mijëra që u ofruan vullnetarisht mori dozën përmes injeksionit intramuskular. Në muajt në vazddim ai dhe të gjithë të tjerët që do të testohen do t’i nënshtrohet një seri kontrollimesh periodike që do të përdoren nga studiuesit për të verifikuar sigurinë dhe tolerancën si dhe çdo efekt anësor”- përfundoi Zingaretti.

45 nga vullnetarët janë të moshës 18 deri 55 vjeç, por ka edhe vullnetarë mbi 65 vjeç.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...