Iu morën mbi 1 mijë euro për t’i dërguar në vendet e BE, policia iu zbulon 10 emigrantët e paligjshëm, 3 të arrestuar

Më datë:

Policia e Korçës vijon operacionin e koduar “Perimetri”, duke goditur dy raste të tjera në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Gjatë aksionit janë vënë në prangat e policisë 3 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Pogradec dhe Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:​

-​ ​ ​E. G., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i fshatit Zëmblak” duke transportuar me mjetin tip “Benz” në drejtim të Tiranës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

-​ ​ G. T., 21 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” në drejtim të Shkodrës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 800 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/590546208289038/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...