20.5 C
Tirana

Mustafa : S’ka mundësi për të shkuar në zgjedhje, nuk kemi pajtime për Presidentin

Më datë:

Kreu i LDK, Isa Mustafa ka folur para takimit të sotshëm mes liderëve të partive të koalicionit qeverisës.

Mustafa ka folur për qeverinë duket theksuar se nuk ka mundësi dhe probleme për të shkuar në zgjedhje.

“Sa i përket iniciativës së VV për mocion, ne nuk kemi asnjë telashe të shkojmë në zgjedhje në momentin që vendos shumica.

Unë nuk shoh dispononimin e shumicës për rrëzim të qeverisë dhe zgjedhje të tjera.

Prandaj mocioni bie që është sfidë për Vetëvendosjen dhe jo për LDK-në, sepse atyre iu kanë mbetur letrat në duar”, tha Mustafa.

Në fakt pikërisht kjo mbledhje po mbahet për problemet mes koalicionit, teksa kritikat më të shumta ndaj qeverisë vijnë pikërisht nga Ramush Haradinaj.

Ish- kryeministri i Kosovës vuri kusht disa ditë më parë postin e Presidentit ose do të largohet nga qeveria dhe vendi shkon në zgjedhje.

Por Mustafa nuk duket aspak i shqetësuar për këtë teksa shton se LDK s’ka asnjë kundërshtim apo pajtim për postin e Presidentit.

“Në LDK nuk është trajtuar pozita e Presidentit dhe nuk do të trajtohet derisa nuk sfidohemi me mandatin kushtetues, prandaj edhe nuk kemi kurrfarë kundërshtimesh por as pajtimesh me askënd”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...