7.5 C
Tirana

OKB u bën thirrje palëve në Libi që të respektojnë armëpushimin

Më datë:

Misioni mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi (UNSMIL) u ka bërë thirrje të gjitha palëve në vend që të vazhdojnë të respektojnë armëpushimin e shpallur së fundmi.

“Për hir të civilëve në Tripoli, qindra mijëra që kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe 116 mijë fëmijëve që nuk kanë mundësi të ndjekin arsimin, OKB u bën thirrje palëve të vazhdojnë të respektojnë armëpushimin e deklaruar”, thonë nga UNSMIL në një postim në Twitter.

Lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, si dhe Fayez al-Sarraj, kreu i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga OKB, pranuan thirrjen e përbashkët të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit rus Vladimir Putin për armëpushim.

Armëpushimi hyri në fuqi në mesnatën e së dielës dhe vendimi u festua me fishekzjarre në Tripoli.

UNSMIL u ka bërë thirrje palëve ndërluftuese “t’u japin mundësi përpjekjeve diplomatike për të arritur një ndërprerje të përhershme të operacioneve ushtarake dhe kthim në procesin politik”.

Sot Haftari u largua nga Rusia pa nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit me al-Sarraj, ndërsa raportohet për mbledhjen e forcave të tij për të rifilluar sulmet në Tripoli.

Në muajin prill, Haftari filloi një fushatë ushtarake për të pushtuar Tripolin nga GNA. Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 1 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i operacionit dhe më shumë se 5 mijë janë plagosur.

Që nga rrëzimi i ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri, një në lindje të Libisë e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën është i lidhur edhe gjenerali Haftar, ndërsa një tjetër në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare të OKB-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lirohen 4 protestuesit/Noka: Jo ata, por Rama është destabilizuesi i vetëm i Shqipërisë!

Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar katër protestuesit...

Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin...

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim dosja e kardiologut Edvin Prifti

Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar...

U arrestuan në tubimin kombëtar të PD! Lirohen 4 protestuesit, gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës...