11.5 C
Tirana

Shkrirja e akujve të Groenlandës do të transformojë planetin (por askush nuk e di se si)

Më datë:

Në verën e vitit 2019, në Groenlandë u shkrinë 586 miliardë ton akull, një shifër rekord në të gjithë buletinin e humbjeve prej ndryshimeve klimatike dhe ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Arktikut dhe që do të ndikojë në planetin Tokë.

Ende nuk ka një modelim të saktë të efekteve fizike të transformimeve që do të ndodhin në kontinentet e botës. Tani për tani shkencëtarët janë të kufizuar në leximin e të dhënave por disa analiza të botuara në ‘Nature Communications Earth & Environment’ tregojnë se në shekullin e 20-të sipërfaqë gjigande janë shkrirë masivisht.

Glaciologu gjerman Ingo Sasgen, shkencëtar në Institutin Alfred-Wegener në Bremerhaven që është edhe autori kryesor i studimit, thotë se “Ne vazhdimisht po thyejmë rekorde të reja të humbjeve në masë në Groenlanë.

Situata aktuale pa kthim pas…

Sipas tij, ‘ajo që po ndodh është pasoja e një klime që nuk mund të garantojë në asnjë mënyrë mbijetesën e shumë prej masave ekzistuese të akullnajave”.

Ky skenar ishte parashikuar në fakt që në vitin 1960.

Një ilaç praktikisht i pamundur do të ishte kthimi i këtij procesi fal uljes së temperaturave mesatare globale por që në fakt janë edhe sjanë në dorën tonë.

Sipas Sasgen, edhe nëse temperaturat mesatare do të ndalnin rritjen e mëtejshme, akujt polar do të shkriheshin.

Po çfarë do të ndodhë me kontinentet tona. Për shkencëtarët kjo është ende enigmë…

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...