18.5 C
Tirana

Izraeli bombardon disa pozicione të Hamasit në Gaza

Më datë:

Ushtria izraelite ka bombarduar disa pika të lëvizjes palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime palestineze, ushtarët izraelitë qëlluan me armë zjarri disa pika vëzhgimi të Brigadave Izzeddin al-Qassam, krahut të armatosur të Hamasit, në qytetet Han Yunus dhe Rafah.

Siç njoftohet, nuk ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmi.

Ndryshe, ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ndaj rajonit të bllokuar duke përdorur si pretekst balonat me flakë dhe helium të lëshuara nga aktivistët palestinezë drejt venbanimeve hebreje në afërsi.

Mbrëmë, ushtria e Izraelit pohoi të ketë shkatërruar një raketë të hedhur nga Gaza drejt qytetit Sderot.

Që nga viti 2007, Rripi i Gazës ka vuajtur nën një bllokadë të ashpër izraelite që ka privuar afërsisht dy milion banorët e saj nga shumë elemente jetike, përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...