16.5 C
Tirana

Lefter Millo “Mjeshtër i Madh”, Meta: Rrallë ndodh që tek personaliteti i një futbollisti të jenë unifikuar kaq shumë vlera sportive dhe njerëzore

Më datë:

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Derviçanin dhe krahinën e Dropullit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kreu i shtetit thekson se në këtë zonë kanë lindur personalitete të shquara të minoritetit grek, që kanë dhënë kontribut të veçantë, sidomos në sportin shqiptar.

Po ashtu Meta ka kujtuar dhe Lefter Millon, legjendën e Ekipit Kombëtar, ndërsa shtoi se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë edhe si lojtar i “Luftëtarit”.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

MESAZHI I METËS
E kam pritur prej kohësh të vizitoja Derviçanin dhe krahinën e Dropullit, ku kanë lindur personalitete të shkëlqyera të minoritetit grek, të cilët kanë dhënë kontribut tepër të çmuar në shumë fusha, veçanërisht për sportin shqiptar.

Një prej tyre është i paharruari Lefter Millo, legjenda e Ekipit Kombëtar, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë edhe si lojtar i “Luftëtarit” dhe “Partizanit”, duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe nderuar fanelat e ekipeve për të cilat ka luajtur.
Rrallë ndodh që tek personaliteti i një futbollisti të jenë unifikuar kaq shumë vlera sportive dhe njerëzore.

Karakteri i pamposhtur, teknika e lartë, energjia e pashtershme, finesa e kalimeve, vizioni dhe forca motorike ishin disa nga tiparet e Lefter Millos që kanë ngelur të stampuara në mendjen dhe zemrat e sportdashësve.
Thjeshtësia dhe sjellja e kulturuar ishin tipare që e lartësojnë edhe më shumë emrin e tij si futbollist i madh.

Ndaj ishte kënaqësi e veçantë që për këto vlera e kontribute ta nderoja në fshatin e tij të lindjes, me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

Shumë i lumtur të shihja dhjetëra fëmijë të Derviçanit, të cilët stërviten në qendrën sportive “Lefter Millo”, duke ecur në gjurmët e tij dhe të cilët jam i bindur se do të jenë talentet e së ardhmes dhe krenaria e futbollit shqiptar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...