Rama hidhet poshtë dhe nga vetë OSBE që ai e drejton

Më datë:

Nga Kejdi Mehmetaj

A nuk është turp e për të ardhur keq që ndërkohë që qeveria e kryeministri ynë drejtojnë Presidencën e OSBE, atakohen nga vet ky institucion si shantazhues të medias e pengues të lirisë së shprehjes e mendimit?

Reagimi i Zyrës së OSBE për Mediat lidhur me dekretin e Presidentit për ta rikthyer ‘Paketën Antishpifje’ në parlament, jo vetëm mbështet vendimin e Presidentit të Republikës, por i jep të drejtë edhe kundërshtimit pothuaj 1 vjeçar të komunitetit të gazetarëve dhe opozitës ndaj kësaj pakete.

Reagimi i sotëm i zyrës së OSBE për Median nuk është i pari. Shprehimisht ata kanë folur mbi kërcënimet që ‘Paketa Antishpifje’ i sjell medias. Edhe sot ata ritheksuan nevojën që kjo paketë të rishikohet dhe të rishkruhet duke u shqetësuar mbi të gjitha nga gjobat dhe përdorimi i institucioneve shtetërore si vegla presionuese.

‘Paketa Antishpifje’ e miratuar pak javë më parë nga zyra noteriale e Edi Ramës(kupto Parlamenti i Shqipërisë) nuk do e shohë dritën e diellit. Edhe nëse prap ky akt do noterizohet nga zyrat ilegjitime parlamentare, asnjë shqiptar nuk do e tolerojë zbatimin e tij, sepse asnjë shqiptar nuk mund ta tolerojë rikthimin e diktaturës në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lamallari: Po avancojmë me rezultate konkrete drejt standardeve europiane të sigurisë dhe drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, gjatë fjalës...

Zjarr brenda një parkingu të një pallati në Shkodër, zjarrfikëset në vendngjarje

Një zjarr është regjistruar para pak minutash në qytetin...

AKU reagon pas helmimit të studentëve, bllokohet aktiviteti i Sori-al

Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Policisë,...

Bardhi: Integrimi europian standard qeverisjeje, jo propagandë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...