13.5 C
Tirana

Policia arreston 38 vjeçarin në Përmet

Më datë:

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga në Përmet pasi shpërndante lëndë narkotike.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Th., 38 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e hotelit që ky shtetas e kishte marrë me qira, policia gjeti 15 qese të vogla transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...