Kryeministri etiopian i përgjigjet Trumpit: Ankohu tek Komiteti i Nobelit

Më datë:

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, në lidhje me fjalët e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, se ai meritonte Çmimin Nobel të Paqes tha se “Presidenti Trump duhet të ankohet tek Nobeli”.

Ahmed gjatë vizitës së tij zyrtare në Afrikën e Jugut, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratat e Trumpit.

Ai tha se ankesën që e ka presidenti amerikan duhet t’ia paraqesë Komiteti të Nobelit e jo Etiopisë. “Nuk kam informacione se si Nobeli e zgjedh një person”, tha ai.

“Unë jam ai që bëra një marrëveshje dhe e shpëtova një vend. Por, lideri i atij vendit ka marrë Çmimin Nobel për Paqe për arsye se e ka shpëtuar vendin”, kishte deklaruar presidenti amerikan Trump gjatë një mitingu zgjedhor në Ohio.

Edhe pse Trump nuk përmendi Etiopinë dhe Abiy Ahmed-in, deklarata në fjalë shkaktoi reagime të mëdha në Etiopi.

Disa ekspertë kishin komentuar se Trump e kishte fjalën për ndërmjetësimin e SHBA-ve në negociatat për digën Hedasi që kishte shkaktuar krizë mes Egjiptit dhe Etiopisë.

Çmimi Nobel për Paqe, vitin e kaluar iu dha kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed, për shkak “të iniciativës së vendosur, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përpjekjes për të arritur në paqe për zgjidhjen e konfliktit kufitar me Eritrenë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...