21.5 C
Tirana

COVID-19, numri i infektuarve në mbarë botën tejkalon 20 milionë

Më datë:

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 20 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 20.026.161 raste të koronavirusit.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.199.444 raste deri më tani.

Pas SHBA-së renditen Brazili (3.035.582), India (2.215.074), Rusia (887.536), Afrika e Jugut (559.859), Meksika (480.278), Peru (478.024), Kolumbia (387.481), Kili (373.056), Spanja (361.712), Irani (326.712), Britania (310.825), Arabia Saudite (288.690), Pakistani (284.660), Bangladeshi (257.600), Italia (250.566) dhe Argjentina (246.499).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 240.804.

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (217.281), Franca (197.921), Iraku (150.115), Filipinet (129.913), Indonezia (125.396), Kanada (119.451) dhe Katari (112.947).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën e kanë humbur 734.020 persona. Ndërkaq, 12.900.625 milionë njerëz janë shëruar nga virusi, ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 6.391.516 raste aktive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...