BE përshëndet vendosjen e armëpushimit në Libi

Më datë:

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se armëpushimi i arritur në Libi ofron një mundësi për rifillimin e dialogut për një zgjidhje politike.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter ka deklaruar se e mirëpret armëpushimin e arritur në Libi.

“Armëpushimi do të ofrojë një mundësi për rifillimin e dialogut për një zgjidhje politike në Libi. Tashmë të gjitha palët duhet ta zbatojnë armëpushimin”, ka shkruar Borrell.

Ai më tej ka nënvizuar se BE-ja është e gatshme të ofrojnë mbështetje ndaj punimeve të zhvilluara në praninë e procesit të Berlinit dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe se të gjithë libianët e meritojnë paqen dhe mirëqenien.

Ndërsa në anën tjetër edhe presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli nëpërmjet një deklarate me shkrim njoftoi se e mirëpret njoftimin për armëpushim. “Ndalimi i konflikteve të armatosura është hapi i parë në drejtim të drejtë. BE-ja ka bërë shumë përpjekje për këtë”, tha ai.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një takim të zhvilluar më 8 janar u bënë thirrje për armëpushim të gjitha palëve në Libi.

Armëpushimi hyri në fuqi më 12 janar pas pranimit nga forcat e Haftarit të cilët luftojnë kundër Qeverisë së Pajtimit kombëtar në Libi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...