Nga nesër mbyllet edhe Kapshtica, Greqia shton masat

Më datë:

Qeveria greke ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit,me të gjitha doganat tokësore të vendit.

Përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është njëkohësisht edhe e vetmi pikë hyrëse për vendet e BE dhe atyre ballkanike në Greqi.

Pra, nga nesër në mbrëmje në orën 23.00, do të mbyllet edhe Kapshtica, dhe pikat e tjera që lidhin dy vendet,si dhe doganat me Maqedoninë e veriut,Bullgarinë dhe Turqinë.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, autoritetet janë të shqetësuara për fluksin e lartë të lëvizjeve nga dhe drejtë vendeve të Ballkanit, për shtetasit që bëjnë pjesë në kategoritë që lejohet të lëvizin, pasi sipas zotit Petsas,situata në vendet e rajonit është alarmante.

Gjatë ditëve të fundit në doganën e Kakavijës janë instaluar ekipe të qendrës epidemioligjike të spitalit të Janinës,si dhe mjekë ushtarakë në Kakavijë,të cilët marrin tamponë nga pothuaj çdo udhëtar në këtë doganë.

Deri tani numri i të prekurve të evidentuar klinikisht që kanë hyrë në vend nga Shqipëria,është më pak se 5 vetë,por vlerësohet se situata gjatë ditëve më vazhdim,mund të përkeqësohet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...