13.5 C
Tirana

Alibeaj akuza Ramës: Shpartallove policinë për të lartësuar krimin dhe mafian, e shndërrove në shërbim funeral që mbledh kufomat

Më datë:

Ish-deputeti i PD, Enkeled Alibeaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit.

Alibeaj akuzon Ramën se e ka shkatërruar policinë për të lartësuar mafian dhe krimin.

“Vleresimi i vertete per policine qe deshi dhe qe e shpartalloi dora vete ai, per te lartesuar krimin dhe Mafian, eshte se e ka shnderruar policine thjesht ne nje sherbim funerali qe vecse mbledh kufomat e krimit,”-shkruan Alibeaj.

Postimi i plotë:

Rama, ne 107 vjetorin e Policise se Shtetit qenka krahasuar me Policine e Ismail Qemalit!

E megjithe kete krahasim te mundimshem, kryeministri nuk paska gjetur guxim te perballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019;

nuk i paskan ardhur nder mend qe 128 drejtues te “Policise qe deshi” iu perfshine ne kanabizimin e vendit;

se 3 drejtuesit e larte te tij ne Vlore i ka ende ne arrati;

asnje fjale per oret shtese te papaguara dhe kushtet mizerabel;

asnje grimase per viktimat e krimit te ketij fillimviti.

Vleresimi i vertete per policine qe deshi dhe qe e shpartalloi dora vete ai, per te lartesuar krimin dhe Mafian, eshte se e ka shnderruar policine thjesht ne nje sherbim funerali qe vecse mbledh kufomat e krimit!

E ne fakt perse i duhet Policia, perderisa per te mjafton qe kriminelet “hengshin kokat e veta”?!

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konkluzionet e BE-së për Shqipërinë

Në konkluzionet që pritet të miratohen javën e ardhshme...

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet...

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit: 1 filxhan çaji trahana 1.200 ml ujë 50 ml vaj ulliri 2...

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...