Turqi, mbi 1.000 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më datë:

Turqia konfirmoi 995 raste dhe 19 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 233.851 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.747 atë të viktimave deri më tani.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.003 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 217.497, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Koca gjithashtu tha se masat kundër virusit nuk janë marrë mjaftueshëm në konsideratë gjatë festës së Kurban Bajramit.

“Ne jemi të shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve në të gjithë vendin në ditët në vijim, që parë ishte i kufizuar në disa provinca”, shtoi ai.

Dje, Koca shprehu shqetësimet e tij për mungesën e masave gjatë festës së Kurban Bajramit dhe tha që rezultatet e mundshme nga kjo do të shihen në ditët në vijim.

Deri më tani, Turqia ka kryer mbi 4,92 milionë teste, përfshirë 41.301 në 24 orët e fundit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...