Thyen xhamat e Prokurorisë dhe godet punonjësin, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Më datë:

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi rreth mesditës së sotme ka thyer xhamat e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...