4.5 C
Tirana

Ministri i punëve të brendshme të Indisë pozitiv në COVID-19

Më datë:

Ministri i punëve të brendshme të Indisë, Amit Shah, tha sot se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19) dhe është shtruar në spital me këshillën e mjekëve.

Amit Shah, që është njëri nga politikanët më të fuqishëm të vendit dhe një person i afërt me kryeministrin Narendra Modi, e konfirmoi informacionin përmes një postimi në Twitter.

“Kërkoj nga të gjithë ju që keni pasur kontakt me mua ditët e fundit që të izoloheni dhe të testoheni”, tha ai.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në Indi tejkaloi 17 milionë, me mbi 500 mijë të infektuar në 24 orët e fundit. Mbi një milion njerëz gjithashtu janë shëruar.

“Një shifër mahnitëse prej më shumë se 51 mijë të shëruar u regjistruan në Indi në 24 orët e fundit. Me 51.225 pacientë të shëruar dhe të lëshuar nga spitalet, numri total i të shëruarve në Indi nga COVID-19 ka shkuar në 1.145.629”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rusia përdori raketën ”Oreshnik” me kapacitet bërthamor në sulmin ndaj Ukrainës

Rusia ka përdorur raketën e saj me rreze të...

Kumbaro: Mësimi i ndërprerë në 54 shkolla, nuk ka dëmtime në objektet arsimore

https://www.facebook.com/watch/?v=1101986661939529 Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka paraqitur situatën në...

Balluku: Aeroporti dhe portet funksionale, probleme në akset rrugore rurale

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...

Vijon puna për mbajtjen e hapur të rrugëve rurale në Korçë

Në Bashkinë Korçë, mjetet dhe punëtorët kanë qenë gjatë...