Zjarri i cili shpërtheu të mërkurën në jug të Greqisë edhe më tej është aktiv duke djegur shtëpi dhe sipërfaqe pyjore, ndërsa janë evakuuar disa fshatra në këtë zonë.
Në përpjekjen për të vënë nën kontroll zjarrin, në vendbanimin Kechires afër qytetit Corinth, janë shpërndarë 236 zjarrfikës, së bashku me 54 automjete, gjashtë helikopterë dhe katër avionë. Tani për tani nuk ka raportime për viktima eventuale.
Ekipet zjarrfikëse evakuan banorët e fshatit Athika si dhe fëmijët e kampit veror në afërsi dhe disa zona tjera.
Media lokale raportuan se pesë zjarre tjera vazhdojnë në jug të Greqisë dhe në pjesë të tjera të vendit.
Në korrik të vitit 2018, Greqia pësoi një nga zjarret më të rënda në historinë e saj në vendpushimin bregdetar të Matit dhe zonat tjera në lindje të Athinës, duke shkaktuar vdekjen e 102 personave dhe duke shkatërruar më shumë se 1.000 shtëpi.


