9.5 C
Tirana

Gjermani: Më së shumti të infektuar, nga Serbia dhe nga Kosova

Më datë:

1259 raste Covid-19 janë raportuar në Ministrinë Sociale të Republikës (landit) Baden Wüttemberg që nga mesi i qershorit – të paktën 184 prej tyre besohet të jenë infektuar jashtë vendit, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Me 59 raste, të infektuarit e mundshëm në Serbi përbëjnë numrin më të madh në këtë listë, ka deklaruar të enjten një zëdhënës i ministrisë në fjalë, në Stuttgart.

28 raste të tjera infektimi mund të lidhen me Kosovën, 16 me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe 13 me Kroacinë.

Sipas informacionit në fjalë, janë gjithsej rreth 30 vende (shtete) të mundshme si burime të infeksionit. Ministria Federale e Punëve të Jashtme, siç dihet, që nga 15 qershori, pati hequr ndalesat e udhëtimit për shumicën e vendeve anëtare të BE-së, zonën Shengen dhe Britaninë e Madhe.

Ministri federal i shëndetësisë ka rënë dakord të mërkurën me ministrat e republikave, që udhëtarët nga të ashtuquajturat zona me rrezik të lartë jashtë vendit, në të ardhmen duhet të testohen për virusin e koronës menjëherë pas kthimit të tyre në Gjermani.

Për këtë qëllim, qendrat e testimit do të ngrihen në aeroporte. Të Premten, ministrat do të diskutojnë detajet e mëtejshme dhe do të vendosin për një paketë të përgjithshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...