SHBA, 1.092 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më datë:

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 144.983, prej të cilëve 1.092 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 66.807, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.030.302.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1,88 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 49,9 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 435.753 raste të konfirmuara dhe 32.602 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.166.532 raste, India me 1.201.727 raste dhe Rusia me 789.190.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...