0.5 C
Tirana

Si do të festohet Dita Kombëtare e Zvicrës

Më datë:

Njerëzit në të gjithë Zvicrën do të angazhohen që të ketë sa më shumë fishekzjarre me 1 gusht, kur vendi do të festojë ditën kombëtare.

Por me koronavirusin në sfond, sa ndryshe do të duket festa?

Ndonëse ngjarjet e mëdha me turma do të shmangen, shitjet e fishekzjarreve tregojnë se kjo ditë do të kalojë me zhurmë.

Shitësit e fishekzjarreve presin që shitjet të jenë deri në 40 për qind më të larta se zakonisht.

Shpërndarësi i fishekzjarreve “Weco” tha se jo vetëm këtë vit, por edhe në vitete e më hershme, shitësit kanë pritur që të ketë shitje të fishekzjarrëve.

“Për shkak të virusit, festimet e mëdha anulohen. Por shumica nuk dëshirojnë që kjo datë të kalojë pa zhurmë. kështu që do të grumbullohen privatisht për të gjuajtur me fishekzjarre”.

“Ne presim një bum të vërtetë fishekzjarresh”, tha ai ndër të tjera.

Jo vetëm që shumë nga ngjarjet më të mëdha, të drejtuara nga qeveria janë anuluar këtë vit, por tubimet e mëdha janë të ndaluara në të gjithë vendin.

Ngjarjet me më shumë se 300 njerëz janë të ndaluara në të gjithë vendin, ndërsa disa kantone kanë kufizuar tubimet edhe për  100 persona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...