8.5 C
Tirana

Presidenti Erdoğan viziton Xhaminë Ajasofja

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan vizitoi Xhaminë Ajasofja e cila do të hapet për faljen e namazit pas 86 vitesh, të premten më 24 korrik me namazin e xhumasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan qëndroi në Xhaminë Ajasofja rreth një orë ndërsa u informua rreth punimeve të kryera për hapjen nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

Atë e shoqëruan drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe kryetari i Çështjeve Fetare (Diyanet) të Turqisë, prof. dr. Ali Erbaş.

Erdoğan në dalje të Xhamisë Ajasofja përshëndeti qytetarët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...