A po e humbasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontrollin e epërsisë botërore?

Më datë:

A po e humbasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontrollin e epërsisë botërore? Sipas një sondazhi të fundit shumë vetë në Gjermani mendojnë se në dekadat e ardhshme Kina do ta zëvendësojë SHBA-në si superfuqi botërore.

Rreth 42% e gjermanëve mendojnë se ka të ngjarë që në dekadat e ardhshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bien nga pozicioni i tyre si fuqi udhëheqëse botërore, dhe të zëvendësohen nga Kina. Ky është rezultati i një anketimi të publikuar të martën.

Vetëm 14% e të anketuarve nga instituti i sondazheve YouGov me qendër në Britaninë e Madhe medojnë se SHBA do të vazhdojë ta ruajë epërsinë e saj. Rreth 23% ishin të pavendosur dhe 22% nuk ​​iu përgjigjën pyetjes së sondazhit, “Cili vend, SHBA apo Kina, do të jetë sipas mendimit tuaj më i fuqishëm gjatë 50 viteve të ardhshme?”

Opinionet për këtë çështje ndryshonin në varësi të partive për të cilën votonin të intervistuarit. Përkrahësit e partisë E Majta parashikojnë me shumicë dominimin e ardhshëm të Kinës kundrejt SHBA-së (54%), Në mënyrë të ngjashme mendojnë edhe përkrahësit e partisë liberal demokrate FDP dhe të partisë mjedisore Të Gjelbërit (52%).

Ndër votuesit që mbështesin partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë kishte më shumë që mendonin se SHBA do të vazhdojë të mbetet fuqi mbizotëruese botërore, por edhe ndër vetëm 17% u përgjigjën në favor të SHBA-së.

Sondazhi u krye nga data 10-12 korrik, dhe të të morën pjesë 4,054 vetë të moshave 18 vjeç e sipër./DW

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...