Shefja e BE-së në Prishtinë: Siguria në rajon, parakusht për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Më datë:

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka vizituar bazën e KFOR-it në Kosovë, ku është pritur nga Michele Risi, komandant i KFOR-it. Në komunikatën për media është treguar se Apostolova ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me KFOR-in si forcë shumë e rëndësishme e sigurisë.

Aty thuhet se Apostolova ka vlerësuar përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në rajon, e që sipas saj është parakushti për rifillimin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkaq, komandati i KFOR-it shprehu përkushtimin e tij për planifikimin dhe implementimin e projekteve që janë në të mirë të të gjitha komuniteteve të Kosovës.
Kujtojmë, se dialogu mes Kosovës e Serbsië që një kohë të gjatë është në një fazë ngecjeje. Kjo periudhë përfshin kohën që nga vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...