6.5 C
Tirana

Izraeli regjistron numrin më të lartë ditor të të infektuarve me COVID-19

Më datë:

Me 1.681 raste të reja, Izraeli sot regjistori shifrën më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) brenda 24 orëve, (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në Izrael ka shkuar në 41.235, ndërsa më tre viktima të reja, bilanci i të vdekurve ka arritur në 368, njoftoi Ministria izraelite e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, vendi ka kryer mbi 27 mijë teste, ndërsa 6,1 për qind kanë rezultuar pozitivë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se 177 pacientë janë në gjendje të vështirë, kurse 19.474 janë shëruar deri më tani.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive, i cili në muajin maj kishte rënë nën 2 mijë, aktualisht është 21.393.

Qeveria e Tel Avivit në muajin maj kishte hequr shumicën e masave kufizuese pas rënies së rasteve ditore nën 20.

Në kuadër të zbutjes së masave, vendi rihapi shkollat, qendrat tregtare, tregjet dhe restorantet.

Ndërkaq, më 6 korrik, pas rritjes së numrit të rasteve, qeveria mbylli disa objekte, përfshirë sallat sportive dhe klubet e natës. Ndërkaq, në restorante dhe sinagoga, numri i personave u kufizua në 20.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...