10.5 C
Tirana

Alarm në SHBA, regjistrohet rasti i parë i murtajës bubonike, ja si përhapet

Më datë:

Një ketër ka rezultuar pozitiv për plagën bubonike në Kolorado. Sipas zyrtarëve të Shëndetit, ketri është rasti i parë i murtajës në Qytetin e Morrison-it, në Jefferson, që ndodhet rreth 17 milje në jugperëndim të Denverit.

“Murtaja është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret Yersinia pestis, dhe mund të merret nga njerëzit dhe kafshët shtëpiake,” shkruajnë zyrtarët e shëndetit publik, raporton Fox News.

Sidoqoftë, nëse merren masat e duhura, rreziku i marrjes së murtajës është “jashtëzakonisht i ulët”, shtuan ata. Njerëzit mund të infektohen përmes kafshimeve nga pleshtat ose kafshët e infektuara.

Departamenti i shëndetit publik në vend këshilloi personat që kanë kafshë shtëpiake që të konsultohen me një veteriner nëse dyshojnë se ato mund të jenë të infektuara.

Gjithashtu, pronarët e kafshëve shtëpiake që jetojnë pranë habitateve të jetës së egër, duhet të pyesin veterinerin për kontrollin e pleshtave.

Simptomat e murtajës mund të përfshijnë ethe të larta, të dridhura, dhimbje koke dhe vjellje, midis shenjave të tjera, që ndodhin brenda një jave nga ekspozimi. Sidoqoftë, sëmundja mund të mjekohet me antibiotikë pas diagnostikimit të hershëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës...

Debati për rrogat e magjistratëve, Berisha akuza Ramës: Je përgjegjës kryesor, përmbyse piramidën e pagave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta, në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar...