8.5 C
Tirana

Pas arrestimit të Ikballe Berisha-Huduti, reagon profesori amerikan

Më datë:

Ditë më parë, Policia ka arrestuar Ikballe Berisha – Huduti, pasi përmes një deklarate publike doli kundër vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejmanit, duke kritikuar SHBA-në.

Ikballe Berisha – Huduti kishte shkruar në Facebook se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdesë kurrë, ndërkaq ata që e vranë i kishte quajtur kriminelë.

“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminalë ata janë te vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel”, ka shkruar Huduti-Berisha.

Por, për arrestimin e saj ka shkruar profesori amerikan Alon Ben Meir, i cili është edhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkan.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se “Në qoftë se ajo nuk ka lidhje me organizatat e njohura terroriste, nuk mund të dërgoni njerëz në burg vetëm për shprehje të mendimit”.

Profesori amerikan, ka thënë se Ikballe Berisha Huduti duhet të burgoset vetëm nëse del se është e lidhur me organizatat terroriste.

Ndryshe, Hudutit, i është caktuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji.

Lidhur me deklaratat e saj, pati reagime të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit.

Arrestimi e saj, përveç se në mediat në Kosovë dhe rajon, është bërë lajm edhe në mediat prestigjioze botërore.

Mediumi britanik kujton faktin se policia tha që ajo ishte arrestuar nën akuzën e “nxitjes për të kryer një vepër terroriste”, përcjell Telegrafi.

Reuters vë në pah faktin se Huduti shkroi komente në faqen e saj private në Facebook duke kritikuar Uashingtonin pasi forcat amerikane vranë të premten Soleimanin.

Megjithatë, ajo më vonë ka fshirë postimin duke thënë se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë kontekstit nga mediat lokale. /Telegrafi/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Kavaja dhe mjekësia bimore: potencial dhe përgjegjësi.”

“Dega e re e mjekësisë bimore në Kavajë —...

Hap historik për Kosovën: Jepet drita jeshile për fazën e radhës të Lojërave Mesdhetare

Prishtina ka marrë sot një konfirmim të rëndësishëm në...

Kundër themelimit të një organizate rinore të AfD-së protesta në Gjermani

Në Gjermani, mijëra protestues janë përplasur me policinë në...

Invaliditeti i mohuar: PD denoncon vonesat e shtetit ndaj qytetarit të sëmurë

Partia Demokratike ka publikuar një rast, ku një qytetar...