Ndarja e SHBA-së nga OBSH-ja do të zgjasë 1 vit

Më datë:

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se ndarja e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të zgjasë për 1 vit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshtëm të OKB-së, Stephane Dujarric në një deklaratë pas vendimit të qeverisë së Trumpit për ndarjen nga OBSH tha se kërkesa në fjalë i është bërë e ditur OKB-së.

“SHBA si një anëtare e OBSH-së duhet të njoftojë 1 vit përpara largimit të saj”, tha Dujarric duke shtuar se në të njëjtën kohë SHBA-ja duhet të paguajë borxhet dhe të përmbushë përgjegjësitë financiare që ka ndaj OBSH-së.

Qeveria e Trumpit, dje në një njoftim të dërguar ndaj Kongresit dhe OKB-së njoftoi se SHBA do të tërhiqet nga OBSH-ja.

Presidenti amerikan Donald Trump më parë duke akuzuar OBSH-në për dështim në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe për qëndrim të afërt ndaj Kinës ai kishte deklaruar pezullimin e mbështetjes financiare që sigurohet për organizatën.

Trump, në një letër dërguar më 18 maj drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se SHBA do të pezullojë “në mënyrë të përhershme” pas 30 ditësh fondet që siguron për organizatën nëse nuk bëhen reforma thelbësore. Ndërsa më 29 maj ai tha: “Sot i japim fund marrëdhënies tonë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...