13.5 C
Tirana

Ilaçi i shpresës kundër Covid do të shitet 3120 dollarë në Shtetet e Bashkuara

Më datë:

Terapia kundër Covid, e prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead-it do të kushtojë mesatarisht 3,120 dollarë për pacientët në SHBA.

Bëhet fjalë për ilaçin Remdesivir, i vetmi që është aprovuar për tu përdorur kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave).

Kompania prodhuese deri tani e ka shpërndarë falas ilaçin por duke filluar nga 1 korriku Remdesivir do të kushtojë më shumë se 3000 dollarë.

Më 26 qershor Remdesivir u bë i pari ilaç kundër COVID-19 që morri rekomandimin në BE. 

Agjencia Europiane e Ilaçeve, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i koronavirusi, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit që shfaqin simptomën e vështirësisë në frymëmarrje dhe kanë nevojë për respiratorë

Rekomandimi i Agjencisë Europiane të Ilaçeve i hap dritën e gjelbër gjithashtu prodhimit dhe do të lejojë që Remdesivir të hidhet në treg

Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19.

Sipas Institutit Italian të Shëndetësisë, i cili kryen hartografimin dhe monitorimin periodik, 93% e studimeve janë bazuar mbi terapitë dhe vetëm 7% te parandalimi.

Në muajin maj edhe SHBA autorizuan përdorimin e këtij antivirali, deri dje i krijuar për të luftuar Ebola-n.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...