Një studente dyshohet me covid-19 . Anulohet provimi i sotëm te Politekniku, nis dezinfektimi

Më datë:

Një studente e vitit të tretë në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit në Universitetin Politeknik është infektuar me Covid-19.

Në njoftimin drejtuar studentëve thuhet se studentja në fjalë është e infektuar, si dhe lajmërohet për pezullimin e sezonit të verës. por pas kontaktit me autoritetet drejtuese, si me rektorin e Universitetit Politeknik dhe dekanin e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit, mësohet se vajza dyshohet të jetë me koronavirus, pasi nuk e ka kryer ende tamponin, por e ëma e saj ka rezultuar pozitive dhe janë karantinuar.

Fakulteti do të qëndrojë i mbyllur deri në vendimin e Institutit të Shëndetit Publik, teksa është anuluar provimi i sotëm në FTI, në lëndën e Inxhinierisë Informatike.

Aktualisht mësohet se po dezinfektohen ambientet e fakultetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet shuma e kompensimit të karburantit për invalidët e punës, shkon në 15 mijë lekë

Invalidët e punës do të përfitojnë më shumë mbështetje...

Çmimet e reja të karburanteve, Bordi i Transparencës: nafta me ulje të mëtejshme

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja sa...

Vetëvendosje “vulos” koalicion me tre parti, Gërvalla: Për një shtet që nuk lëkundet

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti zyrtarizoi...