14.5 C
Tirana

Task Forca zvicerane kërkon që vënia e maskave të bëhet e detyrueshme

Më datë:

Numri i infeksioneve të përditshme me koronavirus në Zvicër ka shkuar duke nu rritur në vazhdimësi gjatë javës që shkoi.

Të shtunën janë raportuar 69 infeksione të reja ndërsa sot, e dielë, 62 sosh.

Nisur nga realiteti që tregon rritje të qartë të numrit të të prekurve, Task-forca federale ka bërë thirrje që të futet detyrimi për vënie të masakve mbrojtëse në nivel vendi.

“Ne ju rekomandojmë të mbani maskë në transportin publik dhe kudo që gjurmimi duke përdorur SwissCovid (aplikacioni për ndjekje të gjurmëve) nuk është i mundur” ka thënë Matthias Egger, kreu i grupit të ekspertëve, për gazetën Sonntagszeitung.

Deri më tani, në Zvicër, vetëm në rastin e demonstratave është e detyrueshme vënia e maskës.

Ndërsa vendosja e maskës mbrojtëse në transportin publik, vetëm rekomandohet.

Rritja e fundit e numrit të infeksioneve ka aardhur për shkak të zbutjes së parafundit të masave, asaj të 6 qershorit dhe hapjes së kufirit në 15 qershor, ka shtuar Matthias Egger.

Ndërkaq, pasojat e zbutjes së ndalimit të ngjarjeve me deri në 1000 njerëz, ende nuk mund të shihen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...