8.5 C
Tirana

Yuri Kim mesazh Policisë: Ju nxis të vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri

Më datë:

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka marrë pjesë në nderimin me medalje të Shefes së Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Janet Meyer dhe ARSO-I Antonio Zamudio.

Yuri Kim ka mbajtur dhe një fjalë të shkurtër në ceremoni, ky kryesisht ka vlerësuar marrëdhëniet me qeverinë shqiptare dhe Policinë, por nga ana tjetër ka nxitur këtë të fundit të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar në Shqipëri.

Kim shton se në këtë objektiv mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të SHBA me Policinë.

“Shtetet e Bashkuara vijojnë të gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve të përbashkëta të sigurisë amerikano-shqiptare dhe, veçanërisht, për punën e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë në mbajtjen të mbrojtur dhe të sigurt të Ambasadës sonë… Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe unë ju nxis që të vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”. tha ambasadorja Yuri Kim gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve për Shefen e Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Janet Meyer dhe ARSO-I Antonio Zamudio.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...