Ja cilat janë vendet që duhet të shmangni në avion për të mos u rrezikuar nga Covid

Më datë:

Ndërsa nga 1 korriku BE do rihap kufijtë më vendet jashtë Unionit, personat që do të duhet të udhëtojnë me avion nuk do të jenë pak të rrezikuar për tu infektuar.

Walter Ricciardi, Drejtori i Observatorit Kombëtar të Shëndetit në Rajonet Italiane si dhe anëtarë i këshillit teknik të OBSH-së, gjatë një interviste për televizionet italiane, teksa fliste për masat parandaluese që duhet të ndiqen gjatë verës për të zvogëluar shanset për t’u infektuar me koronavirus, tha se udhëtimet me avion tani për tani duhet të shmangen, pasi maskat kirurgjikale në ambientet e mbyllura dhe me njerëz aq afër me njëri tjetrin, nuk mbrojnë nga Covid.

Megjithatë le të marrim rastin e një pasagjeri të infektuar brenda një avioni.

Është e nevojshme të dini se të rrezikuar nuk janë vetëm ata që ndodhen pranë tij por edhe ata që ndodhen në distancë më të madhe.

Carlo Signorelli, Profesor i Higjienës dhe Shëndetit Publik në Universitetin e Parmës, në Itali tha se sistemi i ventilimit vertikal në avionë nuk eliminon rreziqet e Covid sepse të qenit ‘shumë afër kollës ose teshtitjes’ sjell rrezikun e infektimit. Në thelb, Signorelli saktësoi se pikat e kollës ose teshtitjes mund të infektojnë çdo person që në avion ndodhet deri 5 m larg dhe se aspekti themelor mbetet përdorimi i maskave kirurgjikale edhe në avion.

Studimi

Në vitin 2003 një ‘Boeing 737’ u nis nga Hong Kongu në drejtim të Pekinit për një fluturim tre orësh. Në vendin 14E, në qendër, ishte një burrë 72-vjeçar me ethe, i cili do të vdiste disa ditë më vonë nga pneumonia atipike. Sipas një studimi të botuar në ‘Neë England Journal of Medicine’, 22 njerëz nga 120 pasagjerët e avionit shfaqën simptoma të SARS ose treguan simptoma të përafërta në ditët në vijim.

Bazuar në shpjegimin e shkencëtarëve, këta individë ishin infektuar nga 72 vjeçari dhe I zhvilluan simptomat 4 ditë pas udhëtimit. U vërtetua se 22 të prekurit ndodheshin rreth 5 metra para dhe pas personit të infektuar.

Në hulumtimin e vitit 2003 u zbulua se rreshtat më të rrezikuar ishin ata përpara, deri 7 rreshta larg të infektuarit, dhe 5 prej personave të ulur në këto vende humbë jetën disa ditë pasi u sëmurën.

Një studim tjetër mbi këtë temë dhe që vërteton të njëjtat konkluzione është ai i vitit 2018 i botuar në revistën Pnas (Proceedings of the National Academy of Science). Hetimi vlerësoi rrezikun e transmetimit të një virusi hipotetik të frymëmarrjes (siç është virusi i gripit) në fluturime transkontinentale që zgjasin nga 3 orë e gjysmë në 5 orë.

Me pak fjalë, 6 vendet më të sigurta apo më pak të rrezikuara janë ato në rreshtin e fundit, pra në bisht të avionit…gjithsesi mbetet një studim

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Sytë e partnerëve tanë në Evropë janë drejtuar nga opozita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Bruksel,...

Rikuperohen rreth 35 000 euro nga një rast mashtrimi kompjuterik

Policia njoftoi sot se në vijim të hetimeve mbi...

Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram: Festa që na kujton vlerat më të mëdha njerëzore

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka...

Princi i Maltës vizitë zyrtare në Tiranë, pritet nga Begaj

Presidenti Bajram Begaj priti sot me ceremoni zyrtare Princin...