Maqedonia e Veriut hap kufijtë pa test COVID-19 dhe pa karantinë të detyrueshme

Më datë:

Prej ditës së sotme hapen të gjitha vendkalimet kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku vendasit dhe të huajt do të lëvizim pa pengesa, pa detyrim testi COVID-19 dhe pa karantinë të detyrueshme.

Vendimi u mor nga qeveria mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Qeveria mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe aeroportet e Shkupit si dhe ai në Ohër.

Mbetet si detyrim respektimi i rekomandimeve për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse personale, mbajtjes së distancës dhe dezinfektimet e shpeshta.

Sipas autoriteteve shëndetësore, hapja e kufijve nuk paraqet rrezik të dukshëm për rritjen e numrit të rasteve të reja.

Megjithatë, me përjashtim të Serbisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë, ky detyrim mbetet për hyrje në disa vende në rajon dhe në vendet anëtare të BE-së.

Për udhëtim në vendet anëtare të BE-së vlejnë udhëzimet e lëshuara nga KE-ja për hapjen e kufijve nga 1 korriku.

Këtë vendim pritet të shqyrtohet sërish për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve me koranavirus në vendet në rajon.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...