Ideja e biznesmenit belg: Maska me buzëqeshje për tu mbrojtur nga infeksioni

Më datë:

Para faktit se maskat antivirus po kthehen në një objekt për përdorim të përditshëm, një biznesmen belg ka vendosur t’i pajisë ato me fytyrën e njeriut.

Duke përdorur një makinë fotosh të lëvizshme, një software dhe një aplikacion telefoni, Charles de Bellefroid prodhon maska me pjesën e poshtme të fytyrës të printuar në to.

“Kjo u jep mundësinë njerëzve të veshin një maskë përmes të cilës të përcjellin emocionet e tyre pozitive dhe njëkohësisht të njihen përballë të tjerëve. Projekti lindi nga fakti se me COVID-19, kompania ime nuk prodhonte më të ardhura. Sikurse e dini dhe ju, nuk ka pasur evente dhe na u desh të dilnim me një ide të re e të bukur”, shprehet Charles de Bellefroid, themelues i “Smiling Mask”.

Kompania vepron në vende publike si për shembull supermarketet, ku klientët mund të marrin maskën e tyre të sapoprintuar dhe gjithashtu zhvillon një aplikacion përmes të cilit kushdo mund të ketë buzëqeshjen në maskë.

Pasi bëjnë porosinë, klientët marrin një link për aplikacionin që i lejon të fotografojnë vetveten dhe ta dërgojnë foton në website-n e firmës.

Maska, me pjesën e poshtme të fytyrës të stampuar në të, shkon tek porositësit me postë brenda pak ditësh. Ajo kushton rreth 20 euro dhe mund të lahet 8 deri në 10 herë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...