12.5 C
Tirana

Në Europë ka mbërritur stina e verës! Temperaturat deri 36 gradë

Më datë:

Nga Sevilja në Stokholm, termometri ka shënuar sërish rritje, në ditën e dytë të një vale nxehtësie që ka prekur të gjithë Europën, me rrezikun për të mos mundur të respektohen të gjitha masat parandaluese për të shmangur një valë tjetër të COVID-19.

Më shumë se 35 gradë Celsius pritet të arrijnë temperaturat në jug të Spanjës dhe në Portugali, ndërkohë që vendet skandinave do të duhet të shikojnë termometrin të kalojë 30 gradë Celsius, gjë e jashtëzakonshme.

Kjo rritje e temperaturave, që shpjegohet nga një masë e ajrit të nxehtë që vjen nga Afrika është kulmi i parë i vërtetë i nxehtësisë që nga ardhja e koronavirusit në jetën e europianëve.

“Megjithatë është një episod i shkurtër që nuk do të zgjasë”, theksoi meteorologia Cristina Simoes për agjencinë portugeze të lajmeve, LUSA.

Që nga e marta, plazhet dhe parqet e qyteteve kryesore të kontinentit janë mbushur pavarësisht thirrjeve për distancim fizik.

Në Britaninë e Madhe, ku temperaturat mund t’i afrohen rekordit prej 35,9 gradë Celsius për një muaj qershor arritur në 1976, autoritetet i tremben faktit të mosrespektimit të rregullit prej dy metrash mes personave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...